AKTUALITET, 12 Dhjetor 2025, 09:51

Gjirokastër/ Salianji: Rotacioni kërkon opozitë të besueshme! Demokratët, të neglizhuar jo vetëm nga qeveria, por dhe nga drejtuesit e PD

Gjirokastër/ Salianji: Rotacioni kërkon opozitë të

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji zhvilloi dje në 35 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike një takim me strukturat e degës në Gjirokastër.

Gjatë fjalës së tij Salianji foli për domsdoshmërinë e rotacionit. Ai tha se shqiptarët presin rotacion.

Por rotacioni sipas tij kërkon një opozitë të besueshmenë çdo cep të Shqipërisë.

Me keqardhje ai tha se demokratët janë braktisur jo vetëm nga qeveria, por janë neglizhuar gjithashtu edhe nga një sërë drejtuesish të PD.

Salianji: Shqiptarët nuk presin më që pushteti të bëhet më modest më i drejtë, apo më i përgjegjshëm. Shqiptarët presin rotacion. Por rotacioni nuk ndodh vet.

Rotacioni kërkon një opozitë të besueshme në çdo cep të Shqipërisë, me demokratët të cilët për fat të keq e pranojnë që janë braktisur jo vetëm nga qeveria, por janë neglizhuar dhe nga një sërë drejtuesish të PD, të cilët besimin e dhënë me votë nga demokratët nuk I ka mjaftuar për të takuar demokratët dhe qytetarët në çdo cep të Shqipërisë.