AKTUALITET, 14 Gusht 2025, 20:48

E gjithë bota mban frymën për takimin Trump-Putin, reagon edhe Tritan Shehu: Trump-i është si Winston Churchill!

E gjithë bota mban frymën për takimin Trump-Putin, reagon edhe

Ditën e nesërme në Alaskë, do të mbahet një takim mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin, takim të cilin mbarë bota po e pret me interes, pasi mund të sjellë paqe mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sigurisht në një ngjarje të tillë kaq me rëndësi, vjen edhe reagimi i rëndësishëm i Tritan Shehut, i cili thotë se Trump ngjan shumë me Winston Churchill. 

Reagimi i Shehut: 

"Neser Alaska, Trump nuk eshte Chamberlain!
Lexoj krahasime per Alasken neser, me Konferencen e Mynih te 1938.
Nuk me duken realiste.
Ashtu si eshte shume veshtire te parashikosh perfundimin e saj.
Por duhet pershendetur inisiativa e roli i veshtire qe Trump po merr mbi vehte per ndalimin e luftimeve ne Ukraine e futjen ne rrugen drejt paqes.
Nje rruge kjo me shume te panjohura, e gjate, por e nevojeshme per tu perballuar ne kete gjendje pa dalje te krijuar aty prej vitesh.
Trump e ka treguar seriozitetin dhe autoritetin e tij ne disa mareveshje paqeje te arritura, qe dhe ato ishin te veshtira ne produktin e tyre.
Ashtu si ka treguar qartesine e vizionit per te dalluar ata qe nuk kane asnje qellim e vullnet te shkojne ne paqe e stabilitet.
Duke i shprehur qarte, direkt, aspak evazive konkluzionet e qendrimet e tij.
Dhe per ketej me ngjan me shume me Churchill, shume larg Chamberlain.
Ashtu si me ngjan me Churchill ne konservatorizmin e djathte te tij, ne rolin vendimares, realizmin e tij transparent.
Larg “akrobacive” politike, mungeses se qartesise e vendosmerise, konfuzionit e zbehjes se forces se komandes, qe dallon te majten, ashtu si karakterizuan dikur Chamberlain.
Prandaj te mbeshtesim kete inisiative te Trump, te shpresojme ne nje produkt sa me pozitiv te tij, per zbutur pasojat tragjike te atij agresioni rus, per te hapur rrugen e tejkalimit te tyre".