AKTUALITET, 14 Gusht 2025, 18:52

Tragjike në Maliq, 14-vjeçari vritet me thikë nga bashkëmoshatari

Tragjike në Maliq, 14-vjeçari vritet me thikë nga

Rreth orës 17:30 në fshatin Pirg, një konflikt në ambientet e një lokali mes dy adoleshentëve, të dy 14-vjeçarë, ka përfunduar tragjikisht.

Një prej tyre, E. Xh., ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra nga mjeti prerës.

Adoleshenti tjetër, i dyshuar si autori i ngjarjes, është shoqëruar gjithashtu në spital për të marrë mjekim dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e Policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave të sakta të ngjarjes.