AKTUALITET, 14 Gusht 2025, 15:01

"Broçkulla e madhe!'/ Rama: Unë kam blerë avion për vete? Udhëtoj bashkë me familjen në "ekonomik"

"Broçkulla e madhe!'/ Rama: Unë kam blerë avion

Kryeministri Edi Rama, gjatë një komunikimi me ndjekësit në Facebook, ka folur për situatën e zjarreve, por është ndalur edhe te mungesa e avionëve për fikjen e zjarreve dhe akuzat se ai udhëton vetë me charter, duke shpenzuar shumë para. 

Rama tha se e përdor avionin e shtetit për udhëtime zyrtare, ndërsa shtoi se kur udhëton me familjen, përdor avion linje dhe merr bileta të klasit ekonomi. 

“Po të kishim vetë avionët tanë do ishte më mirë, por kush i bën llogaritë duhet t’i rikthehesh pak llogarive për të kuptuar se avionët nuk janë një fjalë goje. Disa pa mendje kanë ngrënë edhe broçkullën e madhe që unë, pra qeveria paskemi blerë avionë për vete. Nuk ka asnjë avion të blerë për vete!

Avioni i shumëpërfolur i përdorur nga unë vetëm për udhëtimet zyrtare sepse në çdo udhëtim tjetër privat unë marr avionët e linjës dhe jam rregullisht bashkë me familjen në ekonomik, gjithmonë. Këtë e dëshmojnë të gjitha biletat e deklaruara dhe janë të verifikueshme.”, deklaroi kryeministri.