AKTUALITET, 6 Dhjetor 2021, 17:30

I vodhi çantën e dorës 28-vjeçares dhe plagosi 54-vjeçarin që tentoi ta ndalojë, pranga të riut në Tiranë

I vodhi çantën e dorës 28-vjeçares dhe plagosi

Një 30-vjeçar u arrestua në flagrance nga policia pasi i vodhi me dhunë çantën e dorës shtetases E. K., 28 vjeçe. Gjatë tentativës për t’u larguar, ka plagosur lehtë me mjet prerës, shtetasin E. D., 54 vjeç, i cili ka tentuar ta ndalojë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 30 vjeç, pasi i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës, shtetases E. K., 28 vjeçe, dhe gjatë tentativës për t’u larguar, ka plagosur lehtë me mjet prerës, shtetasin E. D., 54 vjeç, i cili ka tentuar ta ndalojë”, thuhet në njoftim.