AKTUALITET, 6 Dhjetor 2021, 17:04

Humb jetën këmbësori që u përplas nga makina në Lezhë, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Humb jetën këmbësori që u përplas nga makina në

Këmbësori që u përplas nga një makinë pasditen e së hënës në Lezhë ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën rurale të fshatit Torovicë, Lezhë. 

Këmbësori me iniciale N.S., është përplasur nga një automjet tip “Benz” kurse drejtuesi njoftohet se ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.

Lezhë/Informacion paraprak

Në rrugën rurale të fshatit Torovicë, Lezhë, mjeti tip “Benz ” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.S., ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.