TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Marsela Pushani do të njihet sot nga Gjykata e Tiranës me masën e sigurisë pasi të shtunën e kaluar dyshohet se qëlloi me thikë të motrën, duke i shkaktuar vdekjen.
Fillimisht familjarët e raportuan vdekjen e Amanda Pushanit si vdekje natyrale, por pas këqyrjes së trupit dhe kryerjes së autopsisë, u konfirmua se ajo ishte vrarë me thikë dhe për këtë akuzohet e motra.
Marsela në dëshminë e saj në polici e ka pranuar krimin, ndërsa ka thënë se nuk ka dashur ta vriste, por e kishte goditur në kushtet e vetëmbrojtës.
Sipas familjarëve, Amanda, ishte person problematik dhe konsumuese e pijeve alkoolike. Një ditë më parë është marrë në pyetje edhe nëna e viktimës, e cila tha se 37-vjeçarja i dhunonte. Dy motrat dhe nëna e tyre jetonin së bashku në një pallat në Rrugën e Kavajës.