TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përkujtuar Nënë Terezën në ditën e saj të shenjtërimit.
Meta shprehet se Nënë Tereza është simboli i nënës shqiptare dhe do të jetë përherë frymëzim “për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.
“Në këtë ditë feste për kombin shqiptar, botën katolike dhe njerëzimin, Shenjtërimin e Nënë Terezës, nderojmë me respekt veprën e Saj të ndritur dhe të paharruar, shembullin e jashtëzakonshëm të humanizmit dhe dashurisë në veprim.
Shën Nënë Tereza, simboli i nënës shqiptare, do të jetë përherë frymëzim “për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe”,”- shkroi Meta.