TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi është gati të provojë një eksperiencë të re në ekran, larg kostumit të politikanit.
"Vip Magazine" tha se Korreshi i ka thënë “Po” ofertës se Top Channel për t’u bërë pjesë e edicionit të dytë të spektaklit të kërcimit “Dancing with the Stars”.
Korreshi është dalluar si deputet, duke krijuar situata me fjalimet dhe gjestet e tij në kuvend ku ka sjellë, shalqinj, presh apo brisqe si në seancën e sotme të Kuvendit për të denoncuar mungesën e qeverisjes në Lushnje, ku është zgjedhur deputet.
Emisioni që do të drejtohet nga Bora Zemani pritet të nisë muajin e ardhshëm dhe disa nga emrat që janë përfolur deri tani për t’u bërë pjesë e tij janë Sarah Berisha, Sara Karaj, Efi Dhedhes, Enxhi Nasufi si dhe Eni Shehu.
Vitin e kaluar fituese e spekaklit të kërcimit u shpall Sara Hoxha e cila shoqërohej nga balerini Luixhino Hala.