AKTUALITET, 5 Shtator 2023, 09:31

Sot do të përkujtohet Nënë Tereza, ambasada e SHBA-së: Kjo ditë na kujton vlerën e bamirësisë, vullnetarizmit dhe dhembshurisë për tjetrin

Sot do të përkujtohet Nënë Tereza, ambasada e SHBA-së:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përkujtoi sot Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, bota kremton jetën dhe punën e jashtëzakonshme të Nënë Terezës (Anjezë Gonxhe Bojaxhiu), misionares dhe murgeshës së famshme shqiptare, fitueses së çmimit Nobel për Paqe, shenjtores. Shqipëria sot kremton gjithashtu Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës”, shkruan ambasada.

Sipas ambasadës, kjo ditë duhet të na kujtojë të gjithëve vlerën që ka bamirësia dhe vullnetarizmi.

“Kjo ditë na kujton vlerën e bamirësisë, vullnetarizmit dhe dhembshurisë për tjetrin. Është kujtesë për ndikimin e pabesueshëm që ka dashuria dhe kujdesi për të tjerët, duke ndjekur shembullin e Nënë Terezës, e cila ia kushtoi jetën e saj njerëzve në nevojë”, theksoi ai.