TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vazhdojnë kontrollet nga tokat dhe nga ajri, në fshatra dhe në zona të pyllëzuara për gjetjen dhe asgjësimin e bimëve narkotike.
Operacioni antikanabis “Tomorr” ka finalizuar edhe fazën e tretë ku janë gjetur dhe asgjësuar 980 bimë narkotike kanabis.
Si pasojë janë vënë në pranga dy autorët e dyshuar dhe janë proceduar kryetari i fshatit Novaj dhe inspektori i shërbimit pyjor të kësaj zone, për shpërdorim të detyrës.
Njoftimi i policisë:
Skrapar/Kontrolle nga toka dhe nga ajri, në fshatra dhe në zona të pyllëzuara, në vijim të operacionit policor anticannabis të koduar “Tomorri”.
Finalizohet si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, faza e tretë e këtij operacioni.
Asgjësohen nëpërmjet djegies, 980 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Novaj.
Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.
Procedohen penalisht kryetari i fshatit Novaj dhe inspektori i shërbimit pyjor të kësaj zone, për shpërdorim të detyrës.
Sekuestrohen 2 radio marrëse-dhënëse që u gjetën në banesat e të arrestuarve.
Gjatë të gjitha fazave të operacionit “Tomorri”, janë asgjësuar 2105 bimë narkotike cannabis sativa, janë arrestuar 5 shtetas, është shpallur në kërkim 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Novaj, Skrapar, kanë finalizuar fazën e tretë të operacionit policor anticannabis të koduar “Tomorri”.
Në kuadër të kësaj faze, në territorin e fshatit Novaj, u gjetën të kultivuara 980 bimë cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nga shërbimet e Policisë, nëpërmjet djegies.
Si autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve, u identifikuan dhe u arrestuan shtetasit, 43 vjeç dhe, 33 vjeç, të dy banues në fshatin Novaj, Skrapar.
Gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 2 radio marrëse-dhënëse.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Sh. L., kryetar i fshatit Novaj dhe Q. D., inspektor i shërbimit pyjor të kësaj zone.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.