AKTUALITET, 25 Janar 2024, 12:33

Dyshohet se u dëmtua nga makineria në fabrikën e paketimit, ndërron jetë 53-vjeçari

Dyshohet se u dëmtua nga makineria në fabrikën e paketimit,

Një 53-vjeçar ka ndërruar jetë pasi dyshohet se u dëmtua nga një makineri në një fabrikë për paketimin e produkteve ushqimore në Divjakë.

Sipas policisë, 53-vjeçari I.L. ka ndërruar jetë rrugës për në spital, teksa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 10:00, në ambientet e një subjekti për paketimin e produkteve ushqimore, në pronësi të shtetasit R. J., dyshohet se aksidentalisht, është dëmtuar nga një makineri, punonjësi i subjektit, shtetasi I. L., 53 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital”, njofton policia.