TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e sotme pritet të mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Që prej nëntorit të 2023-it, seancat parlamentare janë zhvilluar me kaos dhe nën shoqërimin e tymuesve dhe zhurmuesve në Kuvend nga deputetët e opozitës. Këta të fundit kanë deklaruar se do të vazhdojë aksionin e saj në Kuvend deri sa të dëgjohen kërkesat që ka ndaj qeverisë, përfshirë këtu Komisionet Hetimore.
Ndërkohë sot rendi i ditës sot parashikon miratimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Shqipërisë dhe Francës, si edhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për aktivitetet operacionale të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Shqipërisë.