TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti Ervin Salianji ka folur sot për mediat pas përfundimit të seancës plenare e cila ka zgjatur më pak se 12 minuta.
I pyetur nëse mosndezja e flakadanëve nuk u bë me qëllim për të shmangur dënimin që vjen nga Rregullorja e re e Kuvendit, ai u shpreh se aksioni vijon njësoj, por qëndresa ka nevojë për diversitet.
“Ka diversifikim. Qëllimi i opozitës, të mos ketë jetë normale parlamentare për ti treguar qytetarëve që interesat e tyre nuk po zbatohet. Qëllimi realizohet me forma të ndryshme. Nuk ka asnjë trembje, aksioni vijon po njësoj deri në realizimin e kërkesave tonë.
Aksioni do të marrë format e veta nga java në javë.
Nuk ka tërheqje dhe nuk ka Parlament normal deri në plotësimin e kërkesave tona”, tha Salianji.