TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 33-vjeçarin e shpallur në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike në kuadër të megaoperacionit “Tempulli2″
33-vjeçari është identifikuar me inicialet E.P., ndërkohë që megaoperacioni është në vijim e sipër.
Kujtojmë që sot në Gjykatën e Durrësit sot në 11:00 zhvillohet seanca e vlerësimit të masës së arrestit dhe caktimi i masës së arrestit për 42 personat e ndaluar gjatë operacionit.
Njoftimi i policisë:
Kapet dhe vihet në pranga një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera me intensitet nga Policia e Durrësit, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ndaluan shtetasin E. P., 33 vjeç, banues në Durrës.
33-vjeçari ishte shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, pasi nga hetimet dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Megaoperacioni vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.