AKTUALITET, 25 Janar 2024, 09:57

Shtyhet për herë të tretë ligji për Investimet Strategjike/ Tabaku: Cenon rëndë edhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, konkurrencën, garën dhe tregun e lirë

Shtyhet për herë të tretë ligji për Investimet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku me anë të një postimi në rrjetet sociale, bën me dije se  mbrëmë vonë në faqen e Kuvendit u publikua shtyrja e tretë e Ligjit për Investimet Strategjike.

Ajo shprehet se teksa prisnin që të diskutonin një ligj të plotë investimesh, qeveria vazhdon me ligjin klientelist dhe antipronë.

Sipas Tabakut ky  ligj cenon rëndë dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, konkurrencën, garën, tregun e lirë e mundësitë!

Postimi i plotë:

Ligji për Investimet strategjike shtyhet për herë të tretë!

Mbrëmë vonë natën në faqen u kuvendit u publikua me një propozim deputeti (sa herë duan të mos ketë proces ia japin deputetëve ti dorëzojnë) shtryja e tretë e Ligjit për Investimet Strategjike. Ligji i perkoheshem qe u bë për nje periudhe tranzitore shtyhet e shkon 10 vjet.

Kur prisnim që të diskutonim për një ligj të plotë investimesh qeveria vazhdon me ligjin më klientelist e antinpronë të 30 viteve të fundit.

Ky ligj nuk ka asnjë rekord poziitiv investimesh të huaja nga 18 vendime të këshillit të investimeve vitin e shkuar veç 2 janë të huaj; nuk ka asnjë punësim shtesë,  ka vec zaptim të pronës publike e asaj private.

Ky ligj cënon rëndë dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, konkurencën, garën, tregun e lirë e mundësitë!

Shtyhet për herë të tretë ligji për Investimet