TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Janë lënë në burg të arrestuarit e operacionit “Tempulli 2” në qytetin e Korçës. Për tre ditë rresht u mbajtën disa seanca gjyqësore, ku Prokuroria kërkoi masën e “arrestit në burg” për të arrestuarit në flagrancë, ndërsa pjesa tjetër u njoh me masën e vendosur paraprakisht.
Sot u mbajt seanca e fundit ndaj 10 të arrestuarve, ndërsa dy ditët më parë janë mbajtur 2 seanca të tjera me 11 të arrestuar të tjerë
Në total janë 21 të arrestuar ditën që u finalizua operacioni gjatë gjithë natës.
“Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë u zhvilluan sot në datën 25.01.2024 ora 08.15 seancat:
– me objekt “Vleftësim i ligjshëm ndalimi caktim masë sigurimi” ndaj shtetasve O. P., L. D., D. N., Xh. K., A. A., G. V., S. N., Dh. J., U. R., J. C.
– me objekt “Vleftësim arresti në flagrancë caktim masë sigurimi” ndaj shtetasit L. T.
Gjykata vendosi: vleftësimin e ligjshëm, caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për të gjithë këta shtetas”, thuhet në njoftimin e gjykatës.”