TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Familjarët e Ardian Nikulajt i kanë falur gjakun të afërmeve të Edmond Haxhisë, i cili dyshohet se është organizatori, financuesi dhe porositësi i vrasjes së biznesmenit.
Familja e Edmond Haxhisë ka dërguar një përfaqësi të tyre tek familja e viktimës.
Ata mësohet se i kanë thënë familjarëve të 50-vjeçarit se nuk kanë pasur asnjë lidhje me ngjarjen dhe nuk ishin në dijeni të planit të Edmond Haxhisë.
Familja Nikulajt raportohet se ka pranuar përfaqësinë dhe janë shprehur se nuk do të kërkojnë hakmarrje ndaj fisit të tyre. Ata janë shprehur se i vetmi që do duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore është Edmond Haxhia.
Familja Nikulaj u ka kërkuar që të mos qëndrojnë të ngujuar dhe të vijojnë jetën e tyre normalisht, raporton Panorama TV.
Në lidhje me këtë ngjarje janë vënë nën akuzë 6 persona.
Edmond Haxhia dyshohet se ka pasur rolin e organizatorit, shtetasi portugez ishte autori i krimit, ndërsa 4 shtetas britanikë akuzohen se kanë pasur rolin e informatorëve mbi lëvizjet e biznesmenit Ardian Nikulaj.
Katër prej tyre janë vënë në prangat e policisë në Britaninë e Madhe dhe kanë nisur procedurat për ekstradimin e tyre.
Vijojnë të jenë ende në arrati shtetasi portugez i dyshuar për vrasjen dhe 1 prej shtetasve britanikë.