TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 55-vjeçar është proceduar penalisht në Dibër për zjarrvënie.
Mësohet se 55-vjeçari ndezi zjarr në tokën e tij për djegien e barishteve. Për shkak të erës flakët u përhapen dhe u dogj gjithashtu një sipërfaqe e madhe toke.
Njoftimi i Policisë:
DVP Dibër Ndezi zjarr në tokën e tij, për djegien e barishteve , dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një siperfaqe e madhe toke, reagimi i menjëhershëm i Policisë , çoi në identifikimin dhe procedimin penalisht të autorit të zjarrvënies. Shërbimet e Policisë së Dibrës pas marrjes së njoftimit se në fshatin Pollozhan, kishte rënë zjarr dhe zjarri po përhapej me shpejtësi, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes sëbashku me shërbimin zjarrfikës, të cilët vunë nën kontroll zjarrin dhe bënë të mundur fikjen e tij.
Ndërkohë strukturat hetimore të Policisë së Dibrës, falë veprimeve të shpejta profesionale hetimore bazuar dhe në inteligjencën policore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasin F.E., 55 vjeç, banues në Dibër.
Nga veprimet hetimore rezultoi se 55-vjeçari, kishte ndezur zjarr për të djegur disa barishte, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh, me barishte dhe shkurre.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.