TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtetasi kinez Liangbin Chen, i cili u arrestua në Rinas pak kohë më parë për mashtrim, do të ekstradohet drejt Kinës. Vendimi është marrë sot nga gjykata, pavarësisht kundërshtimit që bëri i riu.
Liangbin Chen, me profesion programues kompjuterik rezultonte në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohej për “Mashtrim me pasoja të rënda”.
Ai u arrestua në aeroportin e Rinasit rreth orës 14:00 të datës 11 korrik të këtij viti gjatë kontrolleve të pasagjerëve të linjës ajrore “Air Albania”, në fluturimin Londër-Tiranë.
Shtetasi kinez u arrestua për qëllime ekstradimi për arsye të masës së sigurimit “arrest në burg”, lëshuar nga autoritetet kineze.
Vendimi i gjykatës
Lejimin e ekstradimit të shtetasit L. Ch. në Republikën Popullore të Kinës për efekt të zbatimit të vendimit penal r. DG (X) BZ (2022) 00055, datë 20.05.2022, të Gjykatës Deging, të Provincës Zhejiang/Kinë.
Rrëzimin e kërkesës për revokimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të dhënë ndaj shtetasit L. Ch.
Një kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Republikën Popullore të Kinës. Shpenzimet procedurale siç janë bërë. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në gjykatën e Apelit Tiranë brenda 10 ditëve.