TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqiptari Edinjo Pulti është në listën e kriminelëve më të kërkuar në Europë që nga vjeshta e vitit 2021.
Prej shkurtit të këtij viti, Pulti ndodhet në Shqipëri, nga ku nuk mund të ekstradohet, pasi nuk ka një marrëveshje mes dy vendeve.
Për sa kohë ai është në vendin e tij të origjinës, drejtësia e Luksemburgut nuk ka akses tek ai, pavarësisht një urdhërarresti ndërkombëtar.
Nga Shqipëria, 36-vjeçari ka kontaktuar për herë të dytë me median “Luxemburger Wort”.
Jo për të negociuar kushtet e ekstradimit të tij me autoritetet lokale, por për të pretenduar edhe një herë pafajësinë e tij.
Megjithatë, 30-vjeçari do të donte të fliste me Policinë. Luksemburgu po kërkon Edinjo Pultin si të dyshuar për një tentativë vrasjeje në Pétange, ku përfshiheshin disa persona mbrëmjen e 2 gushtit 2020.
Sipas njoftimit, Pulti dyshohet se ka goditur disa herë me thikë dy nga kundërshtarët e tij gjatë një sherri në rrugë. Një nga personat ka mbetur i plagosur rëndë në pjesën e barkut.
Ashtu si në fillim të gushtit, edhe tani Edinjo Pulti shpjegon se ka kontaktuar me autoritetet policore të Luksemburgut.
Ai me të vërtetë dëshiron të dëshmojë para hetuesve kompetentë. Megjithatë, ai nuk mori asnjë përgjigje. Pavarësisht mungesës së tij në territorin e Luksemburgut, i dyshuari kujton se ishte “i disponueshëm në përputhje me ligjin penal të Bashkimit Evropian”.
Në të vërtetë, në mungesë të një marrëveshjeje ekstradimi, mbetet e mundur të merren “detaje të incidentit në një mënyrë tjetër”.