AKTUALITET, 14 Tetor 2022, 09:50

Elbasan/ Sekuestrohet arsenal armësh, në pranga dy persona. Policia u gjen kanabis dhe opium

Elbasan/ Sekuestrohet arsenal armësh, në pranga dy persona. Policia u

Policia e Elbasanit ka sekuestruar një arsenal armësh dhe municione luftarake, ndërsa në pranga janë vënë dy persona. Në kuadër të operacionit të koduar “Dëshiran”, policia ka gjetur edhe shuma të konsiderueshme parash, kanabis dhe opium.

Të arrestuarit janë një 60 vjeçar dhe një 54 vjeçar, banues në fshatin Deshiran të Belshit.

“Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B. janë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë, 6 granata dore, 3280 fishekë pistoletë dhe kallashnikovi, 5 krehra fishekësh, 3.6 kilogramë  kanabis, 75 bimë të thata të dyshuara opium.

Gjithashtu, në banesën e shtetasit A. B. janë gjetur dhe sekuestruar edhe 3.760.000 lekë të rinj, 5000 paund dhe 8950 euro, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve dhe të trafikimit të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dëshiran”, i zhvilluar nga strukturat hetimore dhe Forca e Posaçme “Shqiponjat”, të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Sekuestrohen arsenal armësh, municion luftarak, shuma të konsiderueshme parash, të valutave të ndryshme, lëndë narkotike kanabis dhe opium.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, si dhe mbështetur në inteligjencën operative, shërbimet e Policisë finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dëshiran”.

Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.B., 60 vjeç dhe V. D., 54 vjeç, të dy banues në fshatin Deshiran, Belsh.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B. janë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë, 6 granata dore, 3280 fishekë pistoletë dhe kallashnikovi, 5 krehra fishekësh, 3.6 kilogramë  kanabis, 75 bimë të thata të dyshuara opium.

Gjithashtu, në banesën e shtetasit A. B. janë gjetur dhe sekuestruar edhe 3.760.000 lekë të rinj, 5000 paund dhe 8950 euro, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve dhe të trafikimit të armëve.

Në vijim, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit V. D., i cili ka lidhje shoqërore me shtetasin A. B. Në këtë banesë janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe 55 fishekë arme gjahu, të cilat shtetasi V. D. i mbante pa leje.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. B. ushtronte veprimtari kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në ngarkim të shtetasit A. B., si dhe për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit V. D.