TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Unazën e Madhe, pranë Kopshtit Botanik, në Tiranë.
Siç shihet dhe nga pamjet një automjet është përmbysur në rrugë, duke pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme.
Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara.
Në ndihmë të personave të cilët po udhëtonin në automjet kanë shkuar qytetarët e pranishëm.
Nuk dihet ende numri i personave të lënduar nga përmbysja e makinës, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po vijojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.