TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ashtu siç e kishin paralajmëruar sot para Universitetit të Arteve pedagogët do të protestojnë për plotësimin e kërkesave të tyre.
Tubimi do të zhvillohet në orën 11:00, ndërsa ish-kryeministri Berisha teksa del në krah të tyre, ka bërë thirrje për pjesëmarrje.
“Të gjithë në Protestë! Sot, në ora 11:00, protestë e madhe para Universitetit të Arteve nga pedagogë, punonjës dhe studentë të universiteteve të vendit”, shkruan Berisha.
Kërkesat e pedagogëve:
Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
Rritja e financimit për kërkimin shkencor Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmi shëndeti në punë’
Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mos diferencimit të orës mësimore të leksionit.
Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.