TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kapiteneria e Vlorës ka apeluar që të evitohet lundrimi jashtë Gjirit të Vlorës, kjo për shkak të motit të keq që ka ‘mbërthyer’ qytetin bregdetar. Aktualisht nuk ka pezullim për lundrim brenda Gjirit të Vlorës, por situata paraqitet problematike jashtë saj.
Ndaj autoritetet u kanë kërkuar mjeteve të vogla dhe anijeve te peshkimit, të evitojnë lundrimin jashtë Gjirit të Vlorës.
Ndërkaq, është konfirmuar se nuk ka tragete për t’u nisur drejt Italisë, për shkak se sipas grafikut të parashikuar, sot është ditë pushimi.
E ndërsa në Durrës situata ka qenë e rënduar. Moti i keq dhe me erë të fortë ka sjellë vonesa në nisjen e trageteve nga porti Durrësit drejt Italisë.
Dy tragetet me nga 750 pasagjerë janë nisur me 5 orë vonesë, njëri rreth orës 03:15 dhe tjetri në 04:00 të mëngjesit të sotëm.