AKTUALITET, 30 Gusht 2024, 13:23

Dyshohet për vrasjen e një arkitekti në Torino, ekstradohet drejt Italisë 27-vjeçari

Dyshohet për vrasjen e një arkitekti në Torino, ekstradohet drejt

Autoritetet kanë kryer sot ekstradimin nga Shqipëria drejt Italisë të shtetasit shqiptar Mërgim Lazri 27 vjeç nga Dibra, i cili dyshohet për vrasjen e një arkitekti italian.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata Torinos ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, për kryerjen e veprave penale “Grabitje me armë, Vrasje” parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datën 09.06.2021 ky shtetas së bashku me shtetasit Emirjon MARGJINI, aktualisht në burg në Itali, dhe persona të tjerë kane hyrë në shtëpinë e shtetasit Roberto MOTTURA që ndodhet në Torino Itali, për të mare peng shtetasin italian “MOTTURA”, pasi u aktivizua sistemi i alarmit “MOTTURA” u afrua për të parë se çfarë po ndodhte dhe u qëllua me arme, nga shtetasi Mërgim LAZRI ku mori një plumb.