AKTUALITET, 30 Gusht 2024, 13:05

Tronditet Shkodra, vritet me armë zjarri 36-vjeçari

Tronditet Shkodra, vritet me armë zjarri 36-vjeçari

Qyteti i Shkodrës është tronditur nga një vrasje. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur këtë të premte (30 gusht) në rrugën “Isuf Sokoli”.

Mësohet se viktima është Elis Rroshkodoli 36-vjeç, i cili sipas informacioneve mësohet se është qëlluar me armë zjarri pistoletë brenda një lokali në  afërsi të rrugës “Isuf Sokoli” në Shkodër. Autori pasi e ka vrarë është larguar nga vendngjarja me këmbë. 

Siç shihet dhe nga pamjet, forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Emri i 36-vjeçarit, Elis Rroshkodoli rezulton me precedentë të mëparshëm penal pasi në vitin 2023 dyshohet se ka plagosur me thikë një rumun dhe u arratis drejt Stambollit.

Ndërsa në vitin 2014, është arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë.

Tronditet Shkodra, vritet me armë zjarri 36-vjeçari

Tronditet Shkodra, vritet me armë zjarri 36-vjeçari