TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lideri i opozitës, Sali Berisha paralajmëroi se Edi Rama ka në plan të rrëmbejë edhe mandatin e katërt.
Gjatë protestës maratonë te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha theksoi se shqiptarët do ja djegin në dorë planin Ramës dhe se PD do u kthejë shqiptarëve votën e lirë.
‘Do presim me gërshërët e ligjit me zero tolerancë lidhjet e politikës me krimit. Do shtypim krimin kudo që ndodhet’, u shpreh Berisha.
"Edi Rama ka në plan të rrëmbejë edhe mandatin e 4-t. Shqiptarët do t’ja djegin në dorë këtë plan. Protesta e tyre, revolta qytetare, do të shkojë drejt qeverisë teknike, do iu kthejmë shqiptarëve votën e lirë, do presim me gërshërët e ligjit me zero tolerancë lidhjet e politikës me krimit. Do shtypim krimin kudo që ndodhet.
Luftë me zero tolerancë kunder vjedhjes dhe korrupsionit!
Shqipëria rikthehet në rrugën e ligjit, në rrugën e Kushtetutës, në rrugën e integrimit"-tha Berisha.