AKTUALITET, 30 Gusht 2024, 12:06

Dyshohet se është autor i vrasjes së Edmond Papës, del para gjykatës Andrew Bode! Fshihet pas murit të kafazit prej xhami

Dyshohet se është autor i vrasjes së Edmond Papës, del para
Andrew Bode

Andrew Bode ka dalë sot para gjykatës ku u njoh me masën e sigurisë ‘arrest në burg’, pasi dyshohet se është autor i vrasjes së biznesmenit Edmond Papa.

Bode u arrestua në Memaliaj nga një operacioni i frocave RENEA, së bashku me dy persona të tjerë, Julian Kalemi dhe Andrea alias Adriatik Kalemi.

Në kafazin prej xhami të gjykatës, ai shihet pas murit, duke tentuar t’u fshihej kamerave.

Kujtojmë se gjatë operacionit u arrestua dhe Julian Kalemi, pasi kishte strehuar Boden që ishte në kërkim, dhe po ashtu në pranga ra dhe Andrea alias Adriatik Kalemi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.