TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aleks Soros, djali i miliarderit George Soros ka vizituar sërish Shqipërinë, duke takuar kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka publikuar edhe një foto.
Ashtu siç shkruan vetë Soros, tashmë ai e ka bërë traditë që pushimet e verës t’i mbyllë në Shqipëri, ndërsa kryeministrin Edi Rama e quan “vëllain” e tij.
“Përfundimi i verës me vëllain tim në Tiranë është bërë traditë”, shkruan Soros në rrjetet sociale, i cili ka publikuar edhe foton ku shfaqen të dy të përqafuar dhe buzëqeshur.
Alex Soros, djali i miliarderit amerikan, është edhe udhëheqës i Fondacionit për Shoqëri të Hapur.
