TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidati për deputet i Nismës Shqipëria Bëhet që u arrestua një ditë më parë pasi u kap me kokainë, mësohet se është liruar nga Policia. Burimet i thanë Report Tv se kandidati Ergys Isufi, është liruar nga ambientet e Policisë Sarandës rreth orës 22:00 të mbrëmjes së 7 majit. Policia nuk ka dalë me deklaratë zyrtare për ndalimin e tij dhe nuk ka asnjë informacion nëse ndaj tij është ngritur ndonjë akuzë ose jo.
Kandidatit të Adriatik Lapajt iu gjet një dozë kokainë me vete, që burimet thonë se dyshohet ta kishte për përdorim vetjak. Ai u ndalua nga policia teksa udhëtonte së bashku me një person tjetër të mitur nga Saranda drejt Borshit aty ku edhe do të kishte një miting elektoral dhe më tej do të nisej në Tiranë për të marrë pjesë në takimin përmbyllës të fushatës që do të mbajë nesër Nisma Shqipëria Bëhet.
Gjatë kontrollit, Isufi fillimisht ka tentuar të largohet, por është ndaluar dhe neutralizuar nga uniformat blu.
Vetë shtabi elektoral e cilësoi inskenim për të dëmtuar këtë forcë politike në kushtet kur sipas tyre, sondazhet e nxjerrin “forcë të parë në qytet”.
Burime nga policia thonë se janë ushtruar kontrolle edhe në banesën e Ergys Isufit, por nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme.