TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtuesi politik i PD në Elbasan Tomor Alizoti, gjatë fjalës së tij para qytetarëve të Elbasanit, ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.
Ai tha se Rama shkonte në Beograd dhe i thoshte presidentit serb, Aleksandër Vuçiçit vëlla, ndërsa kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e përqeshte.
Ndër të tjera u shpreh se Rama “do mbetet në historinë e kombit shqiptar, njeriu i vetëm që në sheshin e Tiranës vuri kokën e tij.”
“Për të parë kokën e tij do ta bëjmë me biletë”, tha ai me ironi.
"Sot më ka bërë përshtypje diçka, niveli i lartë it ë gjithë diskutuesve, niveli elitar i PD-së. ju e dini që uk rri rehat. Çuni i Kristaqit respekto disnivelin, respekto që je mbreti i llumit, siç ke qenë gjithmonë. Ka një koncept në filozofinë e njohjes. Njerëzit e shohin botën sic janë vetë. Nëse je vetë cyrykë, të duken të gjithë çyrykë. Po flas për shkencë.
Dua të përshëndes vëllian tonë, mikun tonë që çyryku e burgosi, Evin Salianji. Këto ditë javë vendimtare që të çlirohet kombi kombëtar. Mos harroni se ky njeriu shkonte në Beograd dhe i thoshte Vuçiçit vëllai im dhe përqeshte Albin Kurtin. Mos harroni se kur u vra Afrim Bunjaku, i kam shkuar në shtëpi dhe kam takuar vajzën e tij të vetme, e cila qante për babain e vetë dhe i kam thënë ato fjalë në parlament. Afrim Bunjaku, heroi nuk ta shoh vajzën e vetë të martohet, ndërsa i biri i Kristaqit, sllavo-kumunisti, tha pas një jave se toka e Mitrovicës nuk i përket askujt", deklaroi Alizoti.
Ai bëri dhe një apel të pazakontë.
"Të nderuar demokrat çohuni të gjithë, që këtë njeri ordiner, siç erdhi pa brekë, ta çojmë pa brekë. Ky që ka jetuar tërë jetën në vila, dje tha dy fjalë. Tha që Alizoti po ngatërrohet me partinë e gabuar, vendin e gabuar dhe njeriun e gabuar. O çuni Kristaqit, ne e kemi kënaqësi të merremi me ish-Partinë e Punës. Pastaj ky do mbetet në historinë e kombit shqiptar, njeriu i vetëm që në sheshin e Tiranës vuri kokën e tij. E keni parë që në Tiranë një ndërtesë me formën e kokës së tij. Nëse Shqipëria sot i ka bërë gjithçka, kur të vijë PD-ja do t’i bëjë falas. Për të parë kokën e tij do ta bëjmë me biletë", tha Alizoti.