AKTUALITET, 8 Maj 2025, 10:03

Reagimi/ Këlliçi: Berisha mund të vizitojë SHBA-në. Të fala Sorosit!

Reagimi/ Këlliçi: Berisha mund të vizitojë SHBA-në.

Pas lajmit që DASH është shprehur se lideri i PD, Sali Berisha mund të vizitojë SHBA-në, ka reaguar drejtuesi politik i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi thotë se lajmi ‘flet vetë’, duke lënë të kuptohet se vendimi i administratës amerikane është një hap që do të ndikojë në marrëdhëniet Shqipëri - SHBA, dhe se ai nuk mund të mbahet peng nga politikat e kaluara.

Reagimi i Belind Këlliçit

Lajmi flet vetë

Vendimet politike të administratës së shkuar Biden, nuk mund të mbajnë peng marrëdhënien Shqipëri - Amerikë!

Të fala Sorosit