TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilltari amerikan i përfshirë në fushatën elektorale të Partisë Demokratike, Philip Griffin, mbajti një fjalim të zjarrtë gjatë mitingut përmbyllës në Elbasan, ku bëri thirrje për mbështetje ndaj liderit historik të PD-së, Sali Berisha.
Griffin, i cili është bashkëpunëtor i ngushtë i strategut republikan Chris LaCivita në SHBA, theksoi se zgjedhjet e 11 majit janë një moment kyç për të ardhmen e vendit dhe mundësi për të "rishkruar historinë".
“Shqipëria është në një udhëkryq. Historia do të shkruajë se kush bëri çfarë gjatë këtyre zgjedhjeve,” deklaroi ai, duke e krahasuar situatën politike në Shqipëri me zhvillimet në SHBA, ku sipas tij, Donald Trump "iu kundërvu përpjekjeve të sistemit për ta rrëzuar".
Griffin akuzoi socialistët shqiptarë për përdorimin e të njëjtave taktika politike si kundërshtarët e Trump në SHBA, duke shprehur bindjen se “nuk do të ja dalin mbanë”.
Në fjalën e tij, ai vlerësoi kontributin e Berishës në politikën shqiptare dhe angazhimin e tij personal. “Nuk kam parë njeri që të punojë më shumë për popullin e tij sesa Dr. Sali Berisha,” tha Griffin, duke theksuar se Berisha “nuk mund ta bëjë këtë betejë i vetëm”.
Në mbyllje, ai i bëri thirrje qytetarëve të votojnë masivisht më 11 maj: “Të dielën, shkoni të votoni me familjen, miqtë dhe fqinjët tuaj. Të gjithë bashkë mund të shkruajmë historinë.”