AKTUALITET, 8 Maj 2025, 10:22

U varros i gjallë/ Ende asnjë shpresë, vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin që u ‘përpi’ nga masivi i mineralit të kromit në Mat

U varros i gjallë/ Ende asnjë shpresë, vijojnë kërkimet

Që prej mesditës së të shtunës, nuk kanë dhënë asnje rezultat kërkimet për gjetjen e Ardit Beshirit, i cili pas çarjes së një  rezervuari qe ishte krijuar për të filtruar ujërat që rrjedhin gjatë procesit të përpunimit të kromit, u rrëmbye nga masivi i mineralit të kromit dhe inerteve me mjetin me të cilin po punonte.

Ndërkohë gjatë këtyre ditëve forcat e kërkim-shpëtimit, Forcat e  Armatosura, banorët e  zonës e familjarë janë vënë kërkim të 29 vjeçarit, por deri tani pa asnjë rezultat. Kërkimet janë bërë që nga fundi i rrjedhës së përroit, në afërsi të lumit Mat, në drejtim të Qafë Burrelit, ku ndodhet fabrika e përpunimit të kromit.

Për të ndjekur nga afër përpjekjet për gjetjen e 29 vjeçarit ka qenë i pranishëm edhe kreu i emergjencave civile Haki Çako, po ashtu gjatë ditës së djeshme në vendin e ngjarjes kanë shkuar në ndihmë edhe forcat e ushtrisë së Kosovës.

Të shtunën e 3 Majit 29 vjeçari Ardit Beshiri ka qenë duke punuar me eskavator, në stokun e fabrikës së përpunimit të kromit, e cila muajt e fundit shfrytëzohej nga një shoqëri kineze.

Në rrethana ende të paqarta është çarë rezervuari dhe nga vërshimi i ujit dhe inerteve, i riu është rrëmbyer nga rrjedha bashkë me mjetin e tij. 

Ndërkohë gjatë pasdite së djeshme është gjetur një pjesë e fadromës, ku dhe është vendosur perimetri i sigurisë për të vijuar kërkimet rreth zonës!

U varros i gjallë/ Ende asnjë shpresë, vijojnë kërkimet