AKTUALITET, 17 Dhjetor 2022, 21:09

Dy mamatë e dashuruara: Edukatoret sillen mrekullisht me ne dhe vajzat tona

Dy mamatë e dashuruara: Edukatoret sillen mrekullisht me ne dhe vajzat tona

Eda dhe Alba, janë një çift lesbikesh që vendosën të bëhen nëna të dy vajzave për të plotësuar famlijen e tyre.

Në emisionin “Real People” në Euronews Albania, ato u shprehën se edukatoret në çerdhen ku ndodhen vajzat e tyre, i kanë trajtuar shumë mirë.

“Ka qenë shumë pozitiv, edukatoret, drejtoreshat, punonjëset sociale, psikologia, shumë të kuptueshme, shumë të hapura. Sinqerisht nuk e prisnim. Sa herë që shkojmë marrim vajzat, edukatorja, stafi i çerdhes, thotë erdhi mami Edi, erdhi mami Alba. Po, janë vërtet staf i mrekullueshëm”, thanë ato.

Falë guximit për t’i marrë jetët e tyre nën kontroll, sot, Eda dhe Alba gëzojnë familjen që kanë ëndërruar gjithmonë, me dy vajzat që u kanë ndryshuar jetën.