AKTUALITET, 17 Dhjetor 2022, 19:11

Largimi i "bluzave të bardha"/ Rama: Fenomen i gjithë jugut të Europës

Largimi i "bluzave të bardha"/ Rama: Fenomen i gjithë jugut

Në takimin me punonjësit e sistemit të Shëndetësisë, kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur se emigrimi i mjekëve është një fenomen që ndodh në të gjithë kontinentin.

Ai shtoi se, brenda këtij viti janë punësuar rreth 900 infemierë dhe 335 mjekë në spitalet publike të vendit.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Më vjen mirë që sot sjell këtu faktin që pavarësisht vështirësive të kësaj kohe, një prirjeje që është edhe mes bluzave tona të bardha, siç është në shumë vende të jugut të Evropës, për tu larguar, kemi punësuar 5 mijë infermierë në sistemin tonë shëndesorë. 99% janë infermiere.

Burrat janë hudhra që garantojnë që gratë të mos merren mësysh nga shumë sy të këqinj që i sulmojnë në të përditshmen e tyre. Janë mbi 900 vetëm këtë vit të punësuar me sistem.

Janë 1320 mjekë. 335 vetëm gjatë këtij viti. 100 mjekë janë atashuar në spitalet tona rajonale.