TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në Durrës.
Automjeti ka qenë në lëvizje, kur u përfshi nga flakët. Drejtuesi i mjetit dhe persona të tjerë që ndodheshin në mjet kanë mundur të dalin pa u lënduar.
Mjeti ka qenë duke lëvizur në një rrugë kryesore në lagjen 18, pranë degës së Kryqit të Kuq.
Zjarrfikësit që kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë mundur të shuajnë flakët. Mjeti është dëmtuar plotësisht.
Nga hetimet e para, rezulton se zjarri ka rënë për shkak të problemeve në motorrin e mjetit.