AKTUALITET, 17 Dhjetor 2022, 20:00

Aksident në Tiranë, plagoset një person

Aksident në Tiranë, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Policia informon se aksidenti ka ndodhur në orën 18:35  në rrugën “Ferit Xhajko”, ku shtetasi Sh. N., duke drejtuar automjetin ka aksidentuar 60-vjeçaren S. H.

Si pasojë e aksidentit, 60-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.