AKTUALITET, 17 Dhjetor 2022, 19:34

I riu i vendos zjarrin dritares së ankesave në Komisariatin e Elbasanit

I riu i vendos zjarrin dritares së ankesave në Komisariatin e

Një incident ka ndodhur në komisariatin e Elbasanit këtë mbrëmje.

Siç duket edhe në pamje, jashtë murit rrethues i është vënë flaka dritares së ankesave të qytetarëve, ndërsa kjo ka rrezikuar edhe jetën e dy punonjësve.

Zjarri është vendosur nga një i ri. Sipas burimeve, dyshohet se i riu ka qenë i dehur, ndërsa është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje

Detaje të reja priten në vijim.