AKTUALITET, 17 Dhjetor 2022, 18:48

Aksident i rëndë në Elbasan, 50-vjeçarja niset me urgjencë drejt Traumës

Aksident i rëndë në Elbasan, 50-vjeçarja niset me

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit pasditen e kësaj të shtune.

Një grua e moshës rreth 50 vjeçe është përplasur nga automjet teksa ishte duke kaluar rrugën.

Gruaja ka marrë lëndime të rënda dhe pas dhënies së ndihmës së parë në spitalin e qytetait të Elbasanit është nisur drejt Traumës për trajtim më të specializuar.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.