AKTUALITET, 30 Mars 2023, 11:16

Durrës/ Shkelje të rregullave të Kodit Rrugor, shtatë persona në pranga, pezullohen 24 leje drejtimi

Durrës/ Shkelje të rregullave të Kodit Rrugor, shtatë

Shtatë persona janë pezulluar ditën e sotme në Durrës për shkelje të rregullave të Kodit Rrugor.

Mësohet se gjithashtu janë pezulluar në total dhe 24 leje drejtimi nga të cilat 19 janë për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe pesë për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit. 

Njoftimi i Policisë:

DVP Durrës Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

-janë arrestuar 7 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt"; -janë pezulluar në total, 24 leje drejtimi, nga të cilat 19 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 5 për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit.

Kontrollet vijojnë në çdo aks rrugor. Policia Rrugore e Durrësit apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit.