TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Çmimi i ujit nuk do të rritet! Lajmin e ka dhënë sot ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë prezantimit të Operatorit Kombëtar të Ujit. Në fjalën e saj Balluku theksoi se do të sigurohet një mbrojtje më e fortë për burimet ujore.
“Të gjithë dalin dhe thonë se qeveria do të rrisë çmimin e ujit, por nuk është e vërtetë. Do të sigurohet mbrojtje më e fortë për burimet ujore. Do të ketë edhe një përshpejtim të zhvillimit teknologjik. Flasim për sigurinë e produktit që shpërndahet në çdo shtëpi.
Ne do të kemi edhe një njësi të dedikuar, pjesë e operatorit të prodhimit të ujit e ngritur mbi kërkimin dhe teknologjinë. Asgjë nuk duhet shpikur nga fillimi, sot vende që Zoti nuk i ka bekuar si Shqipëria arrijnë të furnizojnë tregun e tyre 24 orë duke përdorur teknologji.
Kjo do të japë mundësi të kemi zhvillime të bazuara me praktika më të mira ndërkombëtare me të gjithë partnerët. Nuk do të jetë e nevojshme që të kemi ndryshime ligjore”.
MinistrjaBelinda Balluku shpjegoi se si do funksionojë OPU, Operatori Kombëtar i Prodhimit të Ujit.
“Duke ndarë njëherë e mirë përgjegjësinë mes prodhuesit, shpërndarësit dhe në të ardhmen dhe furnizuesit. Në fazeën e dytë do qëndrojmë në ndarjen në dy komponentet, prodhim dhe shpëndarje dhe në janar 2027 do ndahet shpërndarësi te kompanitë e shpërndarësit dhe furnizuesit.”
U ndal te disa të dhëna të rëndësishme, sa i takon numrit të burimeve që kemi në vend.
“Kemi 1 175 sisteme ujësjellësi me 1602 burime të ujit të pijshëm”, tha Balluku.
“Nga 584 janë burime malore, kemi 589 sisteme pompimi dhe 584 sisteme gravitacionale. Të gjitha zonat që janë të furnizuara me sisteme pompimi siç është Durrësi, janë ndërmarrjet me koston më të lartë”, shtoi më tej.
Struktura e Operatorit të Prodhimit të ujit OPU, do të mbështetet në organizim rajonal për ndarjen hidrologjike në katër rajone.
“Krijimi i tyre sjell optimizim të aseteve tona dhe të fuqisë ose burimeve njerëzore, duke përdorur kapacitetet që kemi për Shkodrën, Vlorë apo Gjirokastër”, tha ministrja.
Sipas saj, OPU do shërbejë si garantor i monitorimit teknik dhe laboratorik të rrjetit.
Shtoi se do ketë Qendrën e tij të Prodhimit, duke ulur kështu numrin e angazhimit të personave në këto procese