TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama kritikoi mënyrën e menaxhimit të Ujësjellësit të Vlorës duke e cilësuar si të frikshme. Sipas tij, në vitin 2020, borxhet e akumuluara arritën në 13.6 miliardë euro.
“Raporti i bërë nga ekipi për situatën e administrimit të ujësjellësit të Vlorës është i frikshëm. Nivel papëregjegjshmërie i frikshëm. Solla rastin konkret duke qënë se flasim për një nga pikat më atraktive dhe më të ngarkuara nga turizmi.
Borxhet e akumuluara nga këto ndërmarrje të administruara me papërgjegjshmëri ekstreme në vitin 2020 arritën në 13.6 miliardë euro. Harxho, shpërdor, dridh zinxhirin dhe ngarko kompaninë e shpërndarjes së energjisë me borxhe.
Në 2021, ndërmorëm hapin e parë duke hyrë në procesin e bashkimit të kompanive dhe nga 58 shoqëri, 58 çeta, ne krijuam 15 shoqëri rajonale. Qëllimi ishte të përmirësohej performanca dhe të rritej përgjegjshmëria në administrim dhe sot kemi rezultate domethënëse, që na tregojnë një gjë që përgjigjia ndaj kësaj sfide është bashkimi dhe jo copëzimi.
Njerëzit nuk pinë decentralizim në rubitet, por ujë. Sot kemi 9 shoqëri rajonale nga 15 që nuk krijojnë më detyrime ndaj OSHEE-së. Hap i jashtëzakonshëm padiskutim.”, tha Rama.