TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në tubimin qytetar, ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani se është duke amnistuar krimin elektoral.
Berisha deklaron se Altin Dumani censuroi çdo bisedë për krimin elektoral në dosje dhe shtoi më tej se me kallp-mandatet e tij i eksportoi kriminelët drejt Europës. Sipas Berishës, qëllimi është vetëm për të mbrojtur pushtetin e Edi Ramës.
“Le të ndalemi për një moment tek 50 mandatet kallpe të arrestit që lëshoi Altin Dumani, i cili shiti dosjen e kushëririt të tij serial-killer.
Të dashur miq, me këtë akt monstruoz, Altin Dumani shënoi një nga eksportet më të mëdha të grupeve më të rrezikshme kriminale drejt Europës.
Sepse asnjë bos, asnjë lejtnant i bosëve, as nuk u arrestua, as nuk u lëndua për arsye se ata u larguan para se të firmoste kallp-mandatet ky kriminel në krye të Skapit.
A ka gjë më të shëmtuar se sa partnerët tanë të sjellin ty dosjet e vrasjeve të tmerrshme, e plaçkitjeve e grabitjeve, e dhunimit masiv të votave të grupeve më të rrezikshme mafioze të Shqipërisë.
Dhe ti ua kthen duke i eksportuar këta kriminelë, këta serial-killerë, këta trafikantë në vendet e tyre të lira vetëm e vetëm për të mbrojtur pushtetin e Edi Ramës.
A nuk është krim i shëmtuar ky o miqtë e mi?
Të eksportosh krim atyre që të sollën të dhënat.
Të dashur miq, shtatë familjet mafioze që Dumani me mandatet kallpe i njoftoi se do arrestoheshin kanë qenë njëkohësisht kriminelët më të mëdhenj elektoralë të Shqipërisë pas Edi Ramës.
Çfarë bëri zagari i Edi Ramës, mercenari i Edi Ramës?
Censuroi çdo bisedë, çdo zotim, çdo fjalë, çdo pagesë, çdo terror që këto bandat ushtruan mbi votuesit dhe votën e lirë.
Me të drejtë sot një analist i mirënjohur shkruante: na i paraqiti edhe bandat e qeverisë si të depolitizuara Altin Zamani, Altin faqja e zezë e hetuesisë shqiptare”– deklaroi Berisha.
Lideri i opzitës akuzoi Altin Dumanin se dosjen ndaj Olsi Ramës, ja ka lënë në dorë prokurorit Alfred Shehu, i cili në vitin 2021 pak ditë para zgjedhjeve parlamentare, gënjeu në një konferencë për mediat, se në makinën e Mahmet Grecës nuk kishte asnjë material të paligjshëm, që rezultoi mashtrim nga ana e prokurorit dhe kreut te policise te kohes, Ardi Veliu.
“Të dashur miq ju e dini se në organizatën kriminale të trafikut të drogës të Xibrakës, Olsi Rama ishte identifikuar jo njëherë por dhjetëra herë si bashkëpunëtor kryesor me Genti Xhixhën, Gentian Gjonajn, Ermal Hoxhën dhe të tjerë të organizatës që de facto i përkiste Hakmarrjes për Drejtësi.
Pas denoncimeve që i bëri kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, Olsi Ramës, a e dini çfarë ka ndodhur? Kush po e heton Olsi Ramën?
Po e heton Alfred Mehmet Greca, Alfred Shehaj, ky faqezi që mashtroi kombin, që doli në konferencë për shtypi para shiptarëve dhe me Ardi Veliun deklaroi se në veturën e trafikantit Mehmet Greca, të dënuar 7 vite në Angli për gjysëm kuinialë kokainë, bashkëpunëtorit të ngushtë të Taulantit me shumë mbiemra, nuk kishte asnjë material zgjedhor.
Në një kohë kur makina ishte plot me karta identitetit, me euro të pafundme, me lista votimi, me lista të tjera, e tëra me materiale.
Këtë shpifës, këtë turp të njeriut, këtë kriminel publik, peng-Dumani ka zgjedhur për të shpëlarë kriminelin Olsi Rama.
Shqipëria nuk ka shpresë të vetme përveç qytetarit të zemëruar.
Përveç qytetarit në protestë.”– tha lideri i opozitës.
Për hetimin e nisur ndaj Olsi Ramës në SPAK pas denoncimit të Gazment Bardhit, kryetari i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje KE-së, FBI-së dhe prokurorisë gjermane të dërgojnë përfaqësues për të monitoruar hetimin për Xibrakën.
“Unë jam këtu për t’i bërë thirrje Komisionit Europian të dërgojë përfaqësuesit e Eurojust.
Për t’i bërë thirrje prokurorisë gjermane të dërgojë përfaqësuesit e vet.
Për t’i bërë thirrje FBI-së të dërgojë përfaqësuesit e vet në këtë hetim sepse Xibraka u ndërtua për të eksportuar kokainën në Gjermani me tonelata.
Sepse Xibraka u zbulua nga prokuroria gjermane dhe u sabotua nga kriminelë në pushtet për të shpëtuar Olsi Ramën, Genti Xhixhën dhe trafikantët e tjerë.
Sepse Olsi Rama është njëkohësisht shtetas amerikan.
Prandaj me makinën e famshme të drogës njëherë kalonte kufirin me pasaportë shqiptare si Olsi Rama dhe herën tjetër me pasaportë amerikane si Olsi Kristaq Rama.
Në të dy rastet trafikant, kriminel, faqezi.”– tha Berisha.