AKTUALITET, 25 Maj 2024, 15:56

EUROPOL-i dërgon në Greqi bisedat “SKY ECC”, 3000 përdorues në 'sitë', mes tyre edhe shqiptarë

EUROPOL-i dërgon në Greqi bisedat “SKY ECC”, 3000

Greqia kishte ngelur ndër vendet e fundit në Europë ku hetimet për bisedat në rrjetin e kriptuar “SKY ECC” ende nuk kishin nisur. Por Europol duket se ka dërguar kohët e fundit tek autoritetet greke materialet lidhur me bisedat e rreth 3000 përdoruesve, përfshirë shtetas shqiptarë.

Siç informojnë mediat e vendit fqinj, një hetim i gjerë është duke u ndjekur për këtë cështje, ku bëhet fjalë për trafik droge por edhe vrasje. Deri tani janë identifikuar edhe të paktën dy efektivë të policisë greke të cilër rezultojnë se kanë komunikuar me kriminelë lidhur me ngjarje të ndryshme.

Mes përdoruesve të “SKY ECC” mësohet se janë edhe shumë shtetas shqiptarë, të cilët po hetohen nga pala greke. Kohë më parë, autoritetet e huaja kanë dërguar në Greqi edhe materiale për të paktën 5 vrasje, të dala këto nga komunikimet në këtë rrjet.