AKTUALITET, 25 Maj 2024, 18:40

Gjendet pa shenja jete një 39-vjeçar në Korçë, dyshimet e para

Gjendet pa shenja jete një 39-vjeçar në Korçë,

Familjarët kanë gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar, në fshatin Rëmbec të Korçës.

Sipas informacioneve mësohet se shtetasi me inicialet E.J ka ndërruar jetë në banesën e tij ndërsa familjarët kanë dëshmuar për policinë se 39 vjeçari vuante nga disa sëmundje.

Policia ndërkohë ka filluar menjëherë nga puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shënja dhune gjithsesi do jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të zbardhë shkaqet.