TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktivistë, qytetarë dhe diplomatë, kanë marrë pjesë në Paradën e Krenarisë së Komunitetit LGBT+ në Tiranë.
Parada është mbajtur nën masa të shumta sigurie, me prezencën e dhjetëra efektivëve të policisë, për të evituar incidente të mundshme, duke qenë se retorika kundër këtij komuniteti ka qenë veçanërisht negative në ditët e fundit, me gjuhë urrejtje të shfaqur kryesisht në rrjetet sociale.
Në Paradë merrnin pjesë edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith dhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.
Aktivistja Xheni Karaj, gjatë fjalës së saj tha se komuniteti LGBT+ nuk është një kërcënim për familjen, siç është përshkruar ditët e fundit nga disa përfaqësues të feve, por anëtarët e këtij komuniteti janë pjesë e familjeve shqiptare dhe kërkojnë të drejta të barabarta.
"Kemi parë që javën e fundit ka pasur një gjuhë urrejtje ndaj nesh. Jemi kërcënuar si kërcënim për familjen, ndërkohë që jemi pjesë e familjes së çdo kujt. Ne nuk jemi kërcënim për familjen e askujt. Mesazh uniteti dashurie për njerëzit që të kuptojmë që në fund të fundit jemi si gjithë tjerët dhe jemi pjesë e familjes.
Debate të tilla të dhunshme nuk e ndihmojmë aspak shoqërinë, nuk e ndihmojnë frymën demokratike, pasi në fund të fundit ka pasur shumë persona nga komuniteti që kanë parë prindërit e tyre, të cilët nuk e dinë, duke protestuar kundër fëmijëve të tyre. Duhet të respektojmë njëri tjetrin", tha Karaj.