TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moti i keq me reshje të dendura shiu përfshiu Tiranën, pasditen e kësaj të shtune duke shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe trafik të rënduar. Ka mjaftuar vetëm pak minuta shi që kryeqytetit të “notojë” në ujë. Për përmbytjen e rrugëve ka ngritur shqetësim edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i cili ka denoncuar mungesën e punës së bashkisë Tiranë, të drejtuar nga Erion Veliaj.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, ku duket se uji ka mbuluar rrugët e kryeqytetit, Blushi shkruan se me 330 milion euro buxhet vjetor Veliaj nuk shpenzon asnjë qindarkë për të zhbllokuar kanalizimit. Duke e cilësuar këtë të fundit si një hajdut që vjedh qytetarët, Blushi shkruan ndër të tjera se Tiranën e përmbyt korrupsioni, jo shiu!
Postimi i plotë:
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe: 5 minuta shi për të përmbytur Tiranën! Taksat e qytetarëve i ka marrë lumi që po vërshon rrugëve dhe Bashkisë i ka hyrë uji me kohë. I vetmi që lundron mbi para është Erion Veliaj. Edhe ju vjedh edhe ju përmbyt! Me 330 milion euro buxhet vjetor nuk shpenzon një qindarkë për të zhbllokuar kanalizimet. Ndërsa tek inceneratori që nuk ekziston i ka hapur pusetat dhe vetëm hedh miliona euro pa fund, që realisht përfundojnë vetëm në xhepin e tij, si pronar faktik! Tiranën e përmbyt korrupsioni, jo shiu!