TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prej paradites së sotme rruga Librazhd–Qafë Thanë është bllokuar për shkak të rrëzimit të një masivi gurësh, duke krijuar kaos dhe radhë të gjata automjetesh.
Ndërkohë zyra e Emergjencave Civile në prefekturën e Elbasanit thotë se vijon puna për hapjen në vendin e quajtur Dragostunjë, pas problematikave të shkaktuara nga masivi i paqëndrueshëm i dheut.
Sipas informacioneve zyrtare, pritet që brenda rreth një ore të nisë qarkullimi i mjeteve në mënyrë të kontrolluar në njërën anë të aksit rrugor, pasi aktualisht nuk ka siguri për kalimin e mjeteve.
Sipas njoftimit të Zyrës së Emergjencave Civile pranë Prefekturës së Elbasanit, në terren ndodhen mjetet dhe punonjësit e firmës ANK, e angazhuar në punimet e Koridorit 8, si dhe firma kontraktuese 2T, që merret me mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor.
Aktualisht po punojnë katër ekskavatorë dhe një fadromë, me qëllim pastrimin dhe stabilizimin e zonës, për të mundësuar hapjen e qarkullimit të mjeteve në njërën anë të rrugës. Dy prej mjeteve janë duke operuar në pjesën e sipërme të masivit, duke hedhur materialin e mbetur, i cili konsiderohet i paqëndrueshëm dhe i rrezikshëm për kalimin e automjeteve.